[POPULAR] [RECENT] [SHUFFLE] [SLIDE SHOW] [MEMBERS] [CALCULATOR] [HELP]

[ D R A F T ]

 

Rreth aplikacionit:

AlbFlickr është një Web aplikacion i zhvilluar në PHP/MySQL, që për qëllim ka prezantimin e fotografëve shqiptarë, anëtarë të FLICKR.com, i cili paraqet komunitetin më të madh botëror për vendosjen e fotografive në Web. Prioritet i është dhënë grupit Fotografë Shqiptarë / Albanian photographers, si një grup që tubon një numër të madh anëtarësh shqiptarë dhe që veçohet me cilësi nga grupet tjera të ngjajshme.

Ky aplikacion shfrytëzon Flickr API nëpërmes një klase të zhvilluar në PHP. Çdo ndryshim në Flickr API mund të shkaktojë anomali apo mosfunksionim të aplikacionit. Stafi do të mundohet që problemet e tilla t'i zgjidhë me kohë, brenda mundësive teknike.

AlbFlickr nuk është në pronësi të fotografive e as që i ruan ato në serverin e vet. Të gjitha fotografitë janë të vendosura në serverët e Flickr, gjersa ky website bën vetëm shfaqjen e tyre. Në rast se ka ndërprerje në serverët e Flickr, kjo automatikisht reflektohet edhe në funksionimin e këtij websiti.

Ky projekt është jokomercial dhe nuk ka për qëllim gjenerim të profitit. Autori i aplikacionit ka të drejtë vetëm ta vendosë një link për webfaqen e tij personale.

Mënyra e përzgjedhjes së fotografive:

Përzgjedhja e fotografike bëhet në mënyrë automatike, duke zgjedhur fotografitë më të vlerësuara sipas algoritmit "Interestingness" të Flickr, si dhe të fotografive të fundit që janë vendosur (upload). Pra, stafi i AlbFlickr nuk ka kurrfarë ndikimi në listën e fotografive që do të paraqiten në galeri.

Llojet e ndaluara të fotografive:

Rreptësisht ndalohet publikimi i fotografive pornografike, të dhunës apo me përmbatje tjetër të papërshtatshme. Nëse stafi vëren shkelje të këtij rregulli, ka të drejtë ta heqë anëtarin nga lista pa paralajmërim.

Mënyra e regjistrimit:

Mënyra e vetme e regjistrimit në këtë galeri është nëpërmes sistemit të emailit të integruar në Flickr. Pra, kusht është që personi i interesuar të jetë anëtar i regjistruar në Flickr, prej nga nëpërmes FlickrMail dërgon tek anëtari Alkimisti numrin NSID, një numër unik që ia cakton Flickr secilit anëtar. Pas pranimit të NSID, stafi verifikon nëse fotografitë e të interesuarit janë të përshtatshme për t'u shfaqur në galeri, që më pas ta përfshijë në listë.

NSID mund të gjendet nëse klikohet këtu, me ç'rast lexohet kodi i shënuar nën "Your user ID".

Një shembull: "7347866@N04".

Mënyra e shfaqjes së fotografive:

Nga çdo anëtar shfaqen nga 10 fotografi më interesante dhe 10 më të fundit. Paraqiten 5 rreshta në një faqe, në mënyrë që hapja e faqes të jetë më e shpejtë. Më pas mund të lëvizet nga faqja në faqe duke klikuar në numrin e faqes përkatëse. Renditja e emrave të anëtarëve në listë është e rastësishme, në mënyrë që secilit t'i jipet rasti të shfaqet në faqen e parë të galerisë.

Poashtu është implementuar dhe funksioni që bën shfaqjen e 50 fotografive (të madhësisë "Medium") të një anëtari në një faqe.Në çdo hapje të websites paraqitet renditje tjetër e anëtarëve. Renditja që formohet nuk ndryshohet derisa të mbarojë një sesion. Sesioni mbaron me mbylljen e shfletuesit (browser) të Internetit, apo me shtypjen e butonit "Shuffle Members" me ç'rast ndryshon renditja e anëtarëve.

Në fund të faqes jipen informatat vijuese:

  • Numri i anëtarëve të galerisë. Duke klikuar në numrin e shfaqur, kalohet në faqen e anëtarëve, të sortuar sipas alfabetit.
  • Statistikat e vizitueshmërisë së websitit kur shihet: numri i vizitorëve në linjë, numri i vizitave të përgjithshme dhe numri i faqeve të hapura

Të drejtat autoriale

Konform me rregulloren e Yahoo/Flickr.

Të gjitha informatat relevante mbi mënyrën e funksionimit të Flickr, i gjeni këtu.

 

AlbFlickr, PHP script developed by: T. Hoxha. Work in progress. Hosting: AlbLyrics